July 30, 2021

news

My WordPress Blog

Beograd pse me ndertu Baza Ushtarake Kosova: po na provokojn Shqiptaret

epa07228162 Members of the Kosovo Security Force (KSF) take part in a field training at 'New Born' camp in the town of Gjilan, Kosovo, 13 December 2018. The 120 seat parliament of the Republic of Kosovo is expected to vote for the laws to transform the Security Forces into an official army during the plenary session on 14 December. Parliament in Kosovo, which relies on NATO troops for its protection, voted on 18 October 2018 to set up a 5,000-strong national army though its Serb minority said the move was illegal. EPA-EFE/STRINGER

Kodra e Cërrnushës në Mitrovicë, nga e cila shihen katër komuna dhe dhjetëra fshatra në këtë rajon, tashmë i takon Ushtrisë së Kosovës (FSK) në të cilën pritet të ndërtohet një bazë ushtarake për kryerjen e ushtrimeve dhe të gjitha stërvitjet ushtarake.

Vendimi u mor ditë më parë gjatë një seance të Kuvendit Komunal në Mitrovicë, në të cilën mori pjesë edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Enver Dugolli.

Dugolli ka thwnw se në kodrën e Cërrnushës pjesëtarë të FSK-së kanë kryer ushtrime ushtarake edhe në të kaluarën mirëpo për ta legjitimuar pronën, siç tha ai, ata kanë bërë një kërkesë në Komunën e Mitrovicës për të arritur një marrëveshje.

Sipas tij, nga marrëveshja e arritur ata janë më të lirë që të investojnë dhe ndoshta në një të ardhme të ndërtojnë edhe ndonjë k azermë ushtarake ose objekte të përhershme për ushtrinë.

“Faktikisht ai l0kacion aty është shfrytëzuar edhe më herët prej regjimentit të FSK-së i cili është në Mitrovicë, e i cili është shfrytëzuar si poligon stërvitje. Mirëpo nuk kemi pas ndonjë marrëveshje apo dokument e cila dëshmonte se ajo pjesë na takon ne, dhe për këtë arsye nga FSK-ja është bërë një analizë e hollësishme dhe kemi ardhur në përfundim se duhet bashkëpunuar me Komunën e Mitrovicës për të legjitimuar në një farë forme edhe marrëveshjen për shfrytëzim të asaj pjese për nevojat tona aty”, ka thënë zëvendësministri Dugolli