September 21, 2021

news

My WordPress Blog

Kosova drejt aplikimit te sherbimit Ushtarak te obligueshëm

Shërbimi ushtarak i obligueshëm, të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,e ka paralajmëruar se do ta jetësojë gjatë qeverisjes së tij, nuk është në kundërshtim me praktikat e disa vendeve anëtare të NATO-s, vlerësojnë njohësit e çështjeve të sigurisë ne vend.
Siç thonë ata, marrë parasysh zhvillimet që ndërlidhen me rreziqet rajonale, si dhe ato globale, por edhe nga tensionet që vijnë nga Rusia, disa vende evropiane anëtare të NATO-s, por edhe jashtë saj, të cilat tash e disa dekada kanë hequr shërbimin ushtarak të obligueshëm, e kanë rikthyer atë në funksion ose janë në proces të rikthimit.
Pavarësisht se konteksti i Kosovës për futjen në funksion të shërbimit ushtarak të obligueshëm ndryshon në shumëçka me të atyre vendeve, megjithatë, sipas tyre, për rrethanat e Kosovës një gjë e tillë do të ishte e dëshirueshme.
Kryeministri Kurti, në rezymenë të cilin e ka paraqitur në Kuvendin e Kosovës për aspektet e qeverisjes së vendit gjatë mandatit të tij, ka thënë që përgatitjet për shërbimin ushtarak të obligueshëm në Kosovë do të nisin.
“Ky shërbim do të jetë në kohëzgjatje 3 mujore, i cili do t’i ndihmojë Forcës së Sigurisë së Kosovës t’i përmbushë detyrat dhe rolin e saj shtesë në fushën e mbrojtjes”, ka thënë Kurti.
Shërbimi ushtarak i obligueshëm