January 17, 2022

renew done

My WordPress Blog

Sveçla Ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen

Ish-kryetari i OVL e UÇK-së, Faik Fazliu është arrestuar e më pas liruar, pas një konfrontimi që ka pasur mbrëmë me zyrtarët policorë në Prizren.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar në mënyrë indirekte për këto ndodhi.

Ai në një shënim në Facebook ka thënë se “sundimi i ligjit në shtetin e së drejtës, nënkupton edhe ushtrimin e detyrës nga zyrtarët policorë pa pengesa”.

“Ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen gjatë ushtrimit të detyrës nga të ashtuquajturit “të fortët””, ka shkruar Sveçla.Ministri i Punëve të Brendshme ka thënë se askush nuk mund t’i kryej punët privatisht me zyrtarët policorë.

“Përgjigje e shpejtë dhe konform ligjit për të gjithë personat që tentojnë “t’i kryejnë punët privatisht me policët tanë””.