October 21, 2021

news

My WordPress Blog

Norvegjezi Kenneth Andresen që mban lidhje të forta me Kosovën

Në qershor të vitit 1999, norvegjezi Kenneth Andresen pranoi një thirrje nga ushtria e shtetit të tij për t’u bërë pjesë e një misioni ushtarak në Kosovë.

Kishte kaluar shumë pak kohë prej kur NATO përfundoi një fushatë ajrore të bombardimeve mbi ish-Jugosllavi, me qëllim të ndaljes së vrasjeve dhe spastrimit etnik në Kosovë.

Por, ditën kur ushtria norvegjeze e kontaktoi Kenneth Andresenin, ai nuk kishte informacione të mjaftueshme se çfarë në të vërtetë po ndodhte në vendin e dalë nga .

“Jam munduar ta kuptoj situatën përmes leximit të lajmeve”, thotë Andresen.

I bombarduar nga informacionet në media si dhe diskutimet politike pro dhe kundër përfshirjes së Norvegjisë, në operacionet e bombardimit të ish-Jugosllavisë, Andresen, vendosi që të nisej për në Kosovë.

Së bashku me një kontingjent të trupave të ushtrisë norvegjeze, Kenneth Andresen, u fut në Kosovë në fund të muajit korrik 1999.

Kosova ishte e shkatërruar nga lufta.

Gjatë misionit të tij në kuadër të KFOR-it, Andresen, për gjashtë muaj ishte i uniformuar dhe ushtronte pozitën e zyrtarit për informim.

Lidhja e Kennethit me Kosovën
Misioni i Kennethit në Kosovë në vitin 1999, zgjati gjashtë muaj, nga korriku 1999 deri janar 2000.

Gjatë shërbimit ai monitoroi vazhdimisht gazetat lokale dhe ishte shumë kureshtar se pse mediat në Kosovën e pasluftës, ndryshonin aq shumë me ato në Norvegji.