October 24, 2021

news

My WordPress Blog

Nuk është qudi kur pjestarët e FSK zën vendin e 1,2 ose 3 në garat nderkombëtare

Në ambientet e kazermës ”Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është mbajtur të premten ceremonia e përmbylljes solemne të Garës Ndërkombëtare Tradicionale “Ushtari më i mirë 2021”.

Të pranishëm në ceremoni ishin komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës , gjenerallejtënant, Rrahman Rama, oficerë dhe nënoficerë të FSK-së si dhe pjesëmarrës nga ushtritë e vendeve partnere.

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e kësaj gare, duke theksuar se Gara “Ushtari më i mirë 2021” ka për qëllim të promovoj shpirtin garues, të rritë motivin dhe të testoj shkathtësitë ushtarake te të gjithë pjesëtarët pjesëmarrës në garë. Ai ndër të tjera tha se me profesionalizmin, përkushtimin dhe njohuritë e treguara gjatë këtyre ditëve keni përmbushur qëllimin dhe suksesin e plotë, ndërsa pjesëmarrja e garuesve nga pesë ushtritë e vendeve partnere në këtë garë e dëshmon edhe një herë që ne jemi forcë profesionale e disiplinuar, motivuar dhe kontribuese e sigurisë në regjion dhe me gjerë.